Berisha: Ndikimi rus në Kosovë ka ardhur përmes Turqisë dhe Serbisë

Hisen Berisha

Kandidati i PDK-së për deputet Hisen Berisha gjatë një interviste në RTV Dukagjini mes tjerash është shprehur edhe pë ndikin rus në Kosovë.

“Influenca ruse është munduar të jetë në Rajon, ndërkohë është edhe influenca e SHBA-së. Influenca ruse është dy tre hapa ma përpara se ajo e SHBA-së. Influenca ruse nuk është e drejtpërdrejtë në Kosovë, mirëpo ka ardhë përmes Turqisë dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Berisha është deklaruar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Kriteri amerikan ka qenë duhet të vazhdohet dialogu, dialogu të jetë pa kushte. Nuk do të ketë marrëveshje brenda muajit në qoftë se ne palët qesim kushte. Tashmë e kemi rolin e Amerikës në dialog.  SHBA e ka luftën me Rusinë, Ajo po i nxjerr në shesh, ambiciet e tyre për korrigjim të kufijve”, ka thënë Berisha.

Komandanti i betejes së Koshares Hisen Berisha  ka folur edhe rreth aderimit të tij në PDK.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Hisen Berisha ka thënë se aderimi i tij në PDK është bërë për shkak të lidhjes direkte që ka me Kadri Veselin si dhe për programin e partisë.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk është ajo e pas luftës, ajo ka ndryshuar. Programi i PDK-së është i mbështetur në luftën kundër korrupsionit. Këto ditë partneri strategjik SHBA më së shumti e ka vizituar liderin e PDK-së, Kadri Veselin”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.