Nëna e Arkanit ishte e martuar me një Kosovar të njohur!

Nëna e Arkanit, Slavka Josifovic, ishte e martuar me nje shqiptar para se te martohej me Velko Raznatovicin. Ajo ishte e martuar me partizanin Meto Bajraktari, i cili ishte vrarë nga bashkëpunëtorët e anti-fashistëve në vitin 1943.

Nëna e Arkanit, Slavka Josifovic ishte martuar me Velko Raznatovicin me vonë. Por pra tij ajo kishte qenë e martuar me kosovarin Meto Bajraktari aso kohe luftëtar i brigadave partizane gjatë luftës së dytë botërore. Më pas Meto Bajraktari ishte vrarë gjë që i kishte dhënë fund martesës së tyre. Arkani kishte lindur pas marteses me Raznatovicin.  Më vonë ai do të njihej si krimineli më i njohur në ish Jugosllavi. Si komandant i të ashtuquajtures  “Garda e Vullnetarëve Serbë” ishte pjesëmarrës edhe në luftën e Kosovës 1998-1999. Publicisti Shkelzen Gashi në një publikim më herët kishte thënë se: “Ai që e ka vra Meto Bajraktarin në vitin 1943 e ka ba një dam shumë më të madh se vrasja e një personaliteti të veçantë të kosovës, sepse disa vjet mbas kësaj vrasjeje, ish-gruaja e meto bajraktarit, slavka josifovic, u martua me oficerin Velko Ražnatovi?, me të cilin lindi një djalë, željko ražnatovi?, i cili gjatë viteve 1990, i njohur me nofkën Arkan, kreu krime të tmerrshme në Bosnje, Kroaci e Kosovë” Zeljko Ražnatovi, i njohur me nofkën “Arkan” nuk ishte dënuar për krimet dhe dhjimbjet qe ai ju kishte shkaktuar popujve jo serbë gjatë luftërave në ish Jugosllavi. Arkan ishte vrarë në janar të vitit 2000 pa arritur që të gjykohej pë krimet e tij.