Për pak orë fyen shumë femra, “partia” nuk distancohet

Fillon me Ganimete Musliun, pas disa fjalëve që ajo i paska thënë për babain e tij. Ai ka të drejtë të reagojë, edhe reagon. Por me një gjuhë që sdo të duhej të përdorej ndaj askujt aq më pak ndaj një femre. Dhe nuk përfundon me kaq. Siq duket lista e femrave që presin në listen e tij eshte mjaft e gjatë.

Është deputeti i partisë më të madhe. I partisë që në programin e saj ka “bashkimin kombëtar” , por nga mënyra se si e trajtojnë femrën lirisht do të mund të quhet “Partia e sabotimit të projektit për bashkimin e trojeve Shqipëtare”
Femren Shqipëtare e duan të mbuluar, këtë e dëshmuan kur u deklaruan hapur pro lejimit të shamive. Mbase nuk mund ti gjykojmë për këtë, por pse me aq zell I sulmojnë të tjerat që nuk bartin shami. Ne të gjithë duhet ti respektojmë femrat me ose pa shamia. Shumica e personaliteteve që na kanë zbardhur fytyrën janë femra.
Deputeti ynë brenda disa orësh fyen me nje gjuhë tmerrësisht të pa pranueshme disa femra. Dhe këtë nuk e bën për herë të parë. Veprime të ngjashme ka bërë edhe në të kaluaren.

“Ganimete, mbasi mu kape për babën e ndjerë, edhe shpife për to, nuk muj pa ta fajësue edhe unë ty babën, që s’e ka nxjerrë jashtë kur është dashtë, e i ka dhanë jetë një krijese si ti”

“Ganimute Mutliu, ta ha zemrën, se nanën garant e ki palidhje, tuk që e ka pjellë një krijesë si ti. E vazhdo ti ha mut për babën tem hala.”

“Në pritje të reagimit të Arbana Xharrës, për fjalët që ia drejtova bashkëpartiakes së saj. Si Arbana kurrkush s’din me u viktimizue. Jam kureshtar me pa çka po thotë”

“Dhurata, ajo Ministrja e dështueme e drejtësisë, ish mundue diçka me e lidhë me prindër, por, si në çdo tentim të saj me thanë diçka, kish pordhë në shishe”

Ja si i drejtohej më herët vajzes së ish presidentit Rugova, deputetes Teuta Rugova për lulet qe ja dha Hashimi Thaqi:

Qato lula, Teutë, a do me ia çue te varri, a do me i marrë te shpija me i shti n’vazne e me i admirue krejt shpija, apo do me ia falë naj lokes së ngratë lypëse në rrugë, e cila as buk s’ka me hangër, por ti garant mendon se po e ban të lumtun? Me m’ngue mue, i shtin n’bothë!

Sjellje të ngjashme ka dëshmuar edhe me ish bashkë partiaken Alma Lama, pasi kjo e fundit ishte ishte dekretuar amabsadore në Itali.

“Alma, për me mbërri në Romë, duhesh me kalue kah Pescara”

Kjo e fundit ishte detyruar të largohej nga “partia” pasi u doli në mbrojtje vajzave dhe grave Kosovare, pasi ato u fyen rëndë nga një përson tjetër që në fakt nuk është aq I rëndësishëm pasi pikëpamjet e tij për femrat janë të njohura.
Problemi më i madh është mosdistancimi i partisë së tij nga këto fyerje. Që asnjëherë nuk ju del në mbrojtje femrave kur është nevoja. Dhe eksponente të kësaj partie jo vetëm që fyejne ne mënyra ta pa pranueshme femrat, por janë edhe të dyshuar si njerëz që përdorin dhunë ndaj tyre (rasti I Arbana Xharres).