Qikat e bukura të Serbisë. Si e shkatërroi diplomacia Kosovare mundësinë e anëtarësimit në Interpol.

“Qikat e bukura të Serbisë”. Dihet epiteti pasues për “qikat”, por cili është epiteti për diplomatët që Serbia i paska blerë më ato qikat e veta të bukura. A duhet të shpresojmë ne për votën e tyre pasi indirekt I quajtëm të pamoralshëm. Një gjë duket e sigurtë: Rezultati do të jetë edhe me i tmerrshëm nese nuk ndodhin disa shkarkime duke filluar nga kryediplomati I shtetit.

Të bësh një cilësim sikur ky në ndonjë ndejë private është më se normale. Fundja të gjithë e dimë se Serbia I ka përdorur këto metoda që nga koha e perandorisë osmane, ndoshta edhe më heret. Por kur kështu publikisht deklarohet një kryediplomat i shtetit, atëherë mjer ky shtet për politikën e tij jashtme.

Përfaqësohemi nga një president i cili çdo ditë del me një ide të re për kufijtë. Gjatë iniciativave të presidentit ne këmi mësuar terminologji të ndryshme për kufijtë që nuk i kemi dëgjuar kurrë më parë. Demarkacion, delimitim, korigjim, shkëmbim janë vetem disa nga termat që ne i mësuam gjatë muajve të fundit.
Diplomacia qaluese qe solli deshtimin e madh te Kosoves pas votimit për anëtarësimin në Interpol i bëri një dëm edhe më të madh vendit. Diplomati apo “lobuesi i madh për njohjet” duke u perpjekur ta arësyetojë njërin nga shumë dështimet e tij filloi me fyerje që dukej se i drejtoheshin Serbisë, por në fakt dikush tjetër po fyhej shumë më shumë. U fye dikush që ne kemi nevojë të na votojë radhen tjeter por falë qasjes irracionale të diplomatëve tanë “të menqur” shanset do të jëtë minimale.

Fatkeqësisht, përveq dështimit në Interpol Kosova përjetoi edhe disa goditje. Menjeherë pas atij dështimi Kosova u godit edhe me disa tërheqje të njohjeve.

Gjatë votimit në Interpol kundër Kosovës nuk votuan vetem disa shtete që ne e dinim se janë kundër nesh, por quditërisht edhe disa shtete që jo vetem e kanë njohur Kosoven por edhe mund të cilësohen si shtete mike të Kosovës. Pra, kujt duhet ti kërkojmë përgjegjësi pas këtyre fakteve. Sigurisht skemi pse fajësojmë dikë jashtë kufijve të republikës sonë.

Kur protagonizmi shndërrohet në sëmundje krijon një qeli të madhe dhe nuk i lejon të tjerët të dalin në sipërfaqe, i bllokon ata që denjësisht do ta përfaqësonin vendin. Krijon parti politike thjesht për biznes të cilat po të garonin të vetme ne do ta kishim harruar kaherë egzistencen e tyre. Ata bëhen pjesë e qeverisjes, dhe hiq më pak se zevendeskryeministra dhe drejtues të ministrive më të rëndësishme. Kjo tek ne është sëmundje e vjetër dhe nese dikush do të nxirrte faktet nga e kaluara do të nxiste shumë debate.

Bazuar në fakte edhe pse me shumë të meta kjo është qeveria me e mirë që kemi pasur deri tani. Ka edhe një Kryeministër të guximshëm por fatkeq i cili u detyrua të gëlltisë shumë gjëra për të pasur një qëveri sa më stabile, duke u pajtuar kështu me një ushtri të tërë zëvëndësministrash e zyrtarësh të ndryshëm shumica nga të cilët nuk i kuptojnë përgjigjësitë që kanë funksionet e tyre.

Defekti më i madh është brenda, dhe pa e rregulluar këtë defekt nuk duhet ta lejojmë kurrsesi të na përfaqësojë jashtë.