Fejohet aktorja e madhe me origjinë Shqiptare Eliza Dushku

Eliza Dushku është njëra nder aktoret më të njohura ne Hollywood.  Këtë javë ajo ka shkëmbyer unazat me miliarderin Amerikan Peter Palandjian.

Eliza Dushku lajmin e gezueshëm e ka ndarë me fansat e saj ne Instagram, ku edhe ka marrë urime të shumta nga adhuruesit e saj.

“Po!! Natyrisht, dashuria ime”  ka shkruar aktorja në instagram ku ka postuar një fotografi më të fejuarin e saj.

Eliza Dushku ishte e ftuar edhe në Awesome Con, ku edhe zbuloi unazen e saj e cila dukej mjaft e shtrenjtë.