Cili do të jetë versioni i ri i Windows-it

Cili do të jetë versioni i ri i Windows-it dhe kur do të jetë ne dispozicion të shfrytëzuesve, është pyetje që haset shpesh kohëve të fundit nga kureshtarët dhe përdoruesit e Windows-it.

Duket që një nga arësyet kryesore e këtyre të fundit është shpresa se ne versionin e ri do te elimininohet Metro menuja e cila zëvendësoi Start Menu -në e versioneve të mëparshme të Windows-it, ose te pakten do të kemi mundesi për të zgjedhur.

Pas lansimit te Windows 8.0 dhe 8.1 Microsoft ndryshoi shumë gjëra në dizajnin,formen e punës, startimit, dritareve etj.Opinionet për këto ndryshime janë të ndryshme.Për shumë nga përdoruesit e pajisjeve me touch screen kjo është zgjidhje ideale, por në përgjithësi tek përdoruesit e Windows-it ka shumë të pakënaqur.

Edhe pse egzistojne softwerë të ndryshem që mundësojnë rikthimin e start menu-së, të dritareve me formen e mëparshme të aplikacioneve ne presim që kjo të bëhët nga një freskim eventual nga Microsoft gjë që do të garantonte stabilitet dhe siguri më të lartë për sistemin operativ.

Sa i përket lansimit të një versioni të ri nëpër internet qarkullojnë opinione të ndryshme se se shpejti do te kemi në dispozicion Windows 8.2, Windows 9, Threshold etj por janë thjesht opinione të pa konfirmuara zyrtarisht nga Microsoft.

Më së shumti është përfolur Windows 8.2, por nga Microsoft kemi konfirminin se nuk egziston ndonje version që do të quhej Windows 8.2.