Site icon Alb Indeks

Kinezët prodhojne kopjen e tyre te iPhone 8 me Android para versionit zyrtar nga Apple

iPhone 8 pritet të jetë i gatshëm për përdorues me daten 12 shtator por për ata që nuk mund të presin deri në atë datë në Kinë ka një zgjidhje për ta. Një klon i iPhone 8 i prodhuar tashmë në Kinë ka befasuar të gjithë.

Kloni e iPhoni-it i cili më shumë mund të konsiderohet si iPhone-i i rrejshem, për nga pamja dhe funksionet duket shumë i ngjashëm me kopjen e prodhuesit zyrtar.
iPhone i ri nga Apple pritet te vije me sistemin operativ iOS 11 por është e kuptueshme se kopja Kineze e iPhone-it do të përdorë një Android të modifikuar që duket i ngjashem me sistemin operativ iOS.
Nga disa video të publikuara mund të shohim se si është imituar forma dhe materiali i iPhone 8.

Në video shihet materiali i qelqtë në pjesën e prapme të cilin Apple ka planifikuar ta përdorë për mbushje pa tel, gjë që vështirë se mund ta bejë kopja Kineze e iPhone-it.

Nese video nuk hapet klikoni linkun per ta shikuar videon ne Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=8tJUipCkPZk

Exit mobile version