Skandali i Google: Nese kërkohet për fjalen “Idiot” shfaqet fotografia e Trump-it

Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, është obliguar të dëshmojë para Kongresit të SHBA për të mbrojtur kompaninë e tij tek ligjvënësit.

Ai u përball me pyetje rreth anshmërisë politike dhe se si kompania përdor të dhënat personale.

Fjala “idiot” është kërkuar më shumë se një milion herë, pas publikimit në Google Images të fotografisë së Presidentit Trump.

Lidhja midis të dyve u përmend gjatë një dëshmisë në Kongres të shefit ekzekutiv të Google, Sundar Pichai.

Ai u pyet nëse ky ishte një shembull i anshmërisë politike në algoritme, diçka që ai e mohoi.

Sipas Google Trends, “idiot” është aktualisht numri më i kërkuar i termave në SHBA.

Kongresmenja Demokratike Zoe Lofgren shtroi pyetjen se përse fjala “idiot” vuri aq lart rezultatint që përfshinin fotografinë e presidentit.

“Si do të ndodhte kjo? Si funksionon kërkimi në mënyrë që të ndodhë?” pyeti ajo.