Abrashi u premton banorëve të Prishtines 30 000 vende pune

Arban Abrashi

Gjatë hapjes së fushatës në Prishtinë, kandidati për kryetar nga radhët e LDK-së Arban Abrashi u ka premtuar banorëve të Prishtinës punësimin e hiq më pak se 30 000 qytetarëve që aktualisht janë të papunë.

Abrashi ka bërë një premtim të madh para qytetarëve të Prishtines. Punësimi i së paku 30 000 të papunëve,  ka qenë premtimi i madh i Abrashit drejtuar elektoratit te kryeqytetit.

Premtime të ngjashme shpesh kanë bërë kandidatet për kryetar të komunave edhe ne zgjedhjet komunale te viteve të mëhershme. Premtim të ngjashëm kishte bërë edhe shefi i partisë së tij por per një shifër shumë më të madhe, para se të bëhej kryeministër i vendit.

Sipas mënyres se qeverisjes në Kosovë, komunat nuk kanë mundësi që të krijojnë vende pune, aq më pak kur flitet për shifra aq të larta.