Balla: Jemi vend i bukur europian dhe aleat krenar i SHBA

Taulant Balla i ka reaguar liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili deklaroi se Shqipëria është një vend i vogël dhe djallëzor që mbështet kundërshtarët e tyre.

Përmes një postimi në Twitter sekretari i përgjithëm i partisë socialiste, Taulant Balla është shprehur se se Shqipëria është një vend i bukur europian me njerëz të shkëlqyer dhe mikpritje.

“Khamenei e quajti Shqipërinë “një vend europian të vogël dhe djallëzor”. Jo! Ai është gabim! Shqipëria është një vend i bukur europian me njerëz të shkëlqyer dhe mikpritje, me shumë atraksione turistike dhe me siguri ne jemi një aleat krenar i SHBA-ve dhe BE-së në luftën kundër të gjitha të këqijave të terrorizmit”.