Site icon Alb Indeks

Debat i ashpër në Këshill të Sigurimit mes Osmanit dhe Selakovic

Osmanit dhe Selakovic ne keshill te sigurimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pasur një përplasje me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakovic, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB’së që po mbahet tani.

Osmani u përplas me Selakovic derisa po flisnin për aksionet e Njësisë Speciale në very të vendit, derisa presidentja e vendit iu kundërpërgjigj ministrit serb për deklaratat që ai bëri në këtë mbledhje.

Osmani tha se Kosova është duke sjellur ide të reja në dialogun me Serbinë në Bruksel, dhe të gjitha këto ide janë refuzuar nga kjo e fundit.
“Ne duhet të prezentojmë interesin e vendit tonë në mënyrën më të mirë për të zhdukurit gjatë luftës. Nëse dëshirojmë të jemi të suksesshëm duhet që homologët të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit. Nëse flasim për Asociacionin multietnik sipas Kushtetueses është e qartë që marrëveshja ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën”,tha Osmani.

Kurse në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe, Osmani nuk u kursye duke i thënë Selakovic ‘’mos na mbaj ligjërata këtu.’’

“Zoti Selakovic mos na mbani ligjërata për këtë sepse Serbia po i injoron pjesët Ligjore të Marrëveshjes së Brukselit. Strukturat kriminale kanë vazhduar me terror dhe nuk i kanë lejuar të vazhdojnë serbët e Kosovës që të integrohen. Më lejoni që të jem e qartë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit në veri dhe jug nuk është e negociueshme. Tetë qytetarë të Kosovës janë arrestuar, gjashtë kanë qenë. Të gjithë kanë qenë në dijeni që ky ka qenë një veprim ligjor, ambasada e SHBA-ve, KFOR-i dhe QUINT-I”, ka thënë Osmani./gazetametro.net

Exit mobile version