Edi Rama i pëgjigjet Albin Kurtit pas kritikave për deklaraten rreth demarkacionit

Rama Kurti

Edi Rama i është përgjigjur kritikave të Albin Kurtit pasi ky i fundit e kishte akuzuar kryeministrin e Shqipërisë se po kërkon që Kosova ti fale tokë Malit të Zi.

Edi Rama gjatë takimit me kryeministrin Haradinaj kishte kërkuar që qeveria e re të mos ketë qasje të njëjtë për demarkacionin sikur në kohen kur këta te fundit ishin ne opozitë.

Më pas ka reaguar Albin Kurti duke e akuzuar kryeministrin e Shqipërisë se me ato deklarata ai po kërkon që Kosova ti falë tokë Malit të Zi.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar menjehere duke ja kujtuar Albin Kurtit se kufijtë nuk caktohen me opinione.

I dashur Albin! Faktet s’janë opinione dhe kufijtë nuk përcaktohen me opinione! Sa për tokën po ta kujtoj që unë nuk fal as det jo më tokë