Faktet flasin se ky virus do të largohet pas rritjes së temperaturave

Dielli largon virusin

Sipas të dhënave nga shumë studime të deritashme egzistojnë mundësi reale që covid 19 të largohet pas rritjes së temperaturave. Në shumë vende të botës që tani janë më të nxehta është raportuar një përhapje shumë më e ulët e koronavirusit

Një studim i kryer 10 vjet më parë nga Kate Templeton, nga Qendra për Sëmundjet Infektive në Universitetin e Edinburgh, në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se tre koronaviruse – të gjitha të marra nga pacientët me infeksione të traktit respirator – treguan “sezonalitetin e shënuar në dimër”. Këto viruse dukeshin se shkaktonin infeksione kryesisht midis dhjetorit dhe prillit – një model i ngjashëm me atë që shihet me gripin. Një koronavirus i katërt, i cili kryesisht u gjet tek pacientët me sistem imunitar të dobësuar, ishte shumë më sporadik.

Ka disa raste ku Covid-19 lë të kuptohet se mund të ndryshojë me stinët. Përhapja e shpërthimeve të sëmundjes së re në të gjithë botën duket se sugjeron se ka një preferencë për kushtet e ftohta dhe të thata.

Një analizë e pabotuar, ku krahason motin e 500 vendeve në të gjithë botën ku ka pasur raste me Covid-19, duket se sugjeron një lidhje mes përhapjes së virusit dhe temperaturave, shpejtësisë së erës dhe lagështisë relative. Një studim tjetër i pabotuar ka treguar gjithashtu se temperaturat më të larta janë të lidhura me incidencën më të ulët të Covid-19./linku i burimit/