Haradinaj fshesë drejtorëve të LDK-së dhe PDK-së

Haradinaj pastron bashke me qytetaret

 

Qeveria Haradinaj ka filluar shkarkimet e shumë drejtorëve të agjensioneve të ndryshme dhe të ndermarrjeve publike. Shumica e drejtorëve të shkarkuar janë pjesë e LDK-së dhe të PDK-së.

Haradinaj e ka filluar qeverisjen me shkarkimin e bordeve dhe drejtorëve të shumtë. Sipas qeverisë këto shkarkime janë bërë për shkak të mospunes dhe keqmenagjimit nga drejtoret e deritashëm.

Ajo që më së shumti verehet është fakti se shumica e këtyre drejtorëve ju takojnë dy partive që ishin partitë më të mëdha gjatë kohës sa kanë qeverisur.

Fjala është për drejtorët e emëruar nga LDK dhe PDK të cilët ose ishin pjesë e këtyre partive ose kishin lidhje të afërta me njerëz me ndikim me këto parti.

Vlen të theksohet gjatë kohës sa kanë qeverisur këto dy parti ka pasur akuza të shumta pë nepotizem, keqmenagjim dhe keqpërdorim nga drejtuesit e bordeve të ndryshme.

Drejtorët e bordeve që janë shkarkuar:

Naser Canolli, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, Aeroporti i Gjakovës, Sh. A.;

Nuri Bahtijari, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, Aeroporti i Gjakovës, Sh. A.;

Zenun Shala, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, Aeroporti i Gjakovës, Sh. A.;

Brikenda Kryeziu, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, Aeroporti i Gjakovës, Sh. A.;

Milos Dimic, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, INFRAKOS, Sh. A.;

Nexhat Dedia, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, INFRAKOS, Sh. A.;

Drita Konxheli, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, KOSTT, Sh. A.;

Musa Misini, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, KOSTT, Sh. A.;

Anita Cucovic, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, KOSTT, Sh. A.;

Bujar Hasimi, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, TRAINKOS, Sh. A.;

 

Lajmi.net sjell listen e drejtorëve të shkarkuar dhe lidhjet me këto dy parti .

  • Naser Canolli i shkarkuar nga Bordi i Drejtorëve në Aeroportin e Gjakovës, është anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, kurse ka qenë edhe nënkryetar i degës së PDK-së në Prishtinë.
  • Lidhje me politikën ka edhe Zenun Shala, gjithashtu i shkarkuar nga Haradinaj në Bordin e Drejtorëve të Aeroportit të Gjakovës.

Shala në vitin 2013 kishte kandiduar për kryetar të Junikut, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

  • E afërt me LDK-në është edhe e shkarkuar tjetër nga bordi në Aeroportin e Gjakovës, Brikenda Kryeziu.

Kjo e fundit ka qenë deputete e partisë së Isa Mustafës gjatë viteve 2004-2007.

  • Nexhat Dedia i cili me vendimin e fundit të Haradinajt u shkarkua nga bordi i drejtorëve në Ndërmarrjen Infrakos, është asambleist i PDK-së në komunën e Mitrovicës.
  • Edhe Musa Misini, i cili deri sot ka qenë në bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes KOSTT ka lidhje me LDK-në.

Prej viti 2002 deri në vitin 2013 Misini ka qenë kryetar i degës së LDK-së në Viti. Kurse në zgjedhjet e vitit 2014 ka qenë edhe kandidat për deputet.