Korporatat e medha nuk e njohin sistemin bankar te Kosoves

Korporatat e medha nuk e njohin sistemin bankar te Kosoves kur eshte ne pyetje transferi i parave nga sistemi i tyre ne bankat e Kosoves.

Nje pjese e madhe e korporatave globale nuk e pranojne transferin e parave direkt ne bakat e Kosoves. Megjithate nje pjese e tyre pranojne te marrin parate nga kartelat e leshuara nga bankat ne Kosove.

Shembull interesant i ketij fenomeni jane gjigandet e teknologjise informative siq jane Google, Facebook, dhe Microsoft. Nese deshironi te paguani nje produkt te njeres nga keto kompani mund ta beni ne nje kohe shume te shkurter pa asnje problem, me te njejtat kartela, mjafton te keni fonde te mjaftueshme ne llogarine tuaj. Por nese ju deshironi te pranoni para te cilat i keni fituar me punen tuaj ne Google ose Facebook do te hasni ne telashe. Swift kodi dhe IBAN i Kosoves nuk pranohen.

Ju nuk mund ti transferoni parate e fituara nga keto sherbime direkt ne Kosove. Per ti marre ato para ju duhet te hapni llogari ne nje shtet tjeter siq eshte Shqiperia. Afersia dhe komunikimi e bejne me te lehte qe Kosovaret te drejtohen tek shteti ame pra ne Shqiperi. Por fatekeqesisht edhe kjo metode percillet me humbje sidomos per ata qe transferojne shuma te vogla.

Nese ju keni arritur te grumbulloni 100 euro ne llogarine tuaj ne njeren nga keto kompani, atehere perqindja qe do te ndalohet deri sa ju ti merrni parate eshte shume e larte. Marrim shembull transferin e 100 eurove nga Google deri tek ju. Nga Google deri ne Shqiperi per te njejten shume duhet te paguani rreth 6 euro. Per transferin nga Shqiperia ne Kosove, banka ne Shqiperi merr edhe 10 euro te tjera. Ndersa per te njejtin transfer banka ne Kosove qe pranon parate merr 10 euro.

Nga 100 euro te fituara, 26 euro ti marrin bankat ne Kosove dhe Shqiperi, edhe ne rastet kur te dy bankat kane te njejtin emer.

Ne nuk dime as ku te kerkojme llogari. Tek bankat qe marrin perqindje shume te larte per nje shume te vogel nuk mund te ankohemi as te kerkojme zgjidhje. Sepse ato do deshironin qe kjo gjendje te zgjaste pergjithmone kur kemi parasysh fitimet e tyre.