Mediat serbe: 20 oficerë policie, dhe pesë makina, e kanë përzënë Kozarevin nga Kosova

Siç shkruajnë sot mediat serbe, bashkëpunëtori i Marko Gjuriqit, zëvëndës drejtori i të ashtuquajturës “Zyra Për Kosovën” kishte hyrë në Kosovë, ndërkohë ishte ndaluar nga Policia e Kosovës derisa po shkonte nga Ranilluga drejt qytetit të Artanës.

Sipas tanjug në aksionin e ndalimit të Dushan Kozarv kanë marrë pjesë një numër prej 20 policësh me 5 automjete, të cilët më pas edhe e kanë përzënë bashkëpunëtorin e Gjuriqit për në Serbi përmes pikës kufitare të Konçulit.

“ 20 oficerë policie, dhe pesë makina, e kanë përcjellë Kozarevin deri në pikën kufitare në Konçul’, duke shpjeguar se ‘ përfaqësuesit e shtetit të Serbisë nuk janë të dëshiruar në zgjedhjet e Kosovës”, thuhet në reagim të lëshuar nga e ashtuquajtura ‘Zyra për Kosovën’.

Por nga Policia e Kosovës ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për këtë rast.