Një FAKE NEWS i Michele Catalano atakoi NSA-në, dhe terrorizoi përdoruesit e Google

Postimin e gabuar që e bëri shkrimtarja Michele Catalano ne blog-un e saj u shndërrua shumë shpejt në nje FAKE NEWS nga shume media që mezi e pritën këtë informacion të pa sakte.

Fake news apo veprim i nxituar pak rëndësi ka, por efekti ishte i ndjeshësm.

Sipas Michele Catalano kur ajo ishte duke kërkuar ne Google për një qantë shpine asaj ju shfaqen rezultate të ngjashme që japin instruksione se si krijohet një qante bombë.

Pas kësaj thotë shkrimtarja, tek shtëpia e saj në Long Island të SHBA-së u shfaqen gjashtë burra të cilët u prezentuan si  “Task-Forca për Terrorizëm”. Më pas ajo e kishte fshirë blogun e saj gjë që lë mjaft hapësirë për dyshime se ankesa e saj ishte një genjeshter.

Por cila është e vërteta rreth ngjarjes pranë shtëpisë se shkrimtares e cila më parë kishte qenë gazetare e FORBES.

Siç rezulton, ndërhyrja e policisë erdhi nga ish punëdhënësit e bashkëshortit të Michele Catalano Todd Pinnell.

Policia e Qarkut Suffolk shpjegoi të premten se ‘detektivët moren një përson nga një kompani kompjuterike me bazë Bay Shore lidhur me kërkimet e dyshimta kompjuterike të kryera nga një punonjës’.

Pinnell, i cili ka punuar si menaxher produkti në Speco Technologies në Nju Jork, me sa duket kishte kërkuar për termat “bomba me presion” dhe “backpacks” në kompjuterin e tij të punës, kur ish punëdhënësit e tij filluan të kenë frikë se mund të kenë një terrorist në mes tyre.

Efekti negativ i postimit të nxituar të shkrimtares.

Pas postimit të Michele Catalano në blogun e saj, njerëzit me shpejtësi kishin filluar akuzat ndaj NSA-së.

Një argument shtese rreth terrorizimit të përdoruesve të Google Search janë edhe disa tituj në disa nga portalet tona në gjuhen Shqipe.

“Kujdes çfarë kërkoni në Google” , “Shikoni çfarë i ndodhi shkrimtares kur po kërkonte në Google për një çantë”, janë vetem disa nga titujt e rrejshem të botuar sot në gjuhën shqipe.

Fatkeqësisht njerëzit që hasin një titull si “Kujdes çfarë kërkoni në Google” e klikojnë menjëherë. Ai artikull plot genjeshtra klikohet dhjetëra mijëra here, ndoshta edhe më shumë. Ndersa për ne “budallenjtë” që pëpiqemi të japim informacionin ashtu siq ka ndodhur nuk ka lexues.

Moto e gazetarëve të sotëm është se “Lajmi i mirë nuk është lajm”. Kjo nuk është e vërtetë.

Lajmi i mirë dhe i vërtetë shkon tek lexuesit e pjekur, të cilët fatkeqësisht janë të paktë.