Presidentja kroate befason me këndimin e saj (video)

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic ka thënë për HRT se askush nuk mund t’i kënaqë të gjithë, sepse nese përpiqeni ta bëni këtë, atëherë nuk do të kishit mendimin tuaj.

“Unë gjithmonë them se kush këndon, nuk mendon keq. Unë këndoj ashtu si këndoj”, ka thënë fillimisht 51-vjeçarja duke shtuar se do të përpiqet ta përmirësojë zërin e saj.

“Problemi është se nuk po arrij të këndoj sa duhet. Kur këndoja në korin e kishës (si e vogël) kam pasur kohë për të ushtruar, sepse si çdo aktivitet tjetër, duhet të këndoni shumë në mënyrë që të këndoni mirë”.

“Mirëpo kjo nuk ka rëndësi. Me rëndësi është se përmes këtij gjesti tregoj se jam njeri, unë jam femër, jam një nga ju”. ka thënë presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic.

Presidentja Kitarovic i ka bërë këto komente për këndimin e saj para hyrjes në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New York.

Kitarovic ka thënë se nuk do të heqë dorë përkundër kritikave për vokalin.