Prokuroria nuk i jep familjes Dehari dokumentin origjinal

Familja Dehari

Pas refuzimit nga prokuroria  për dhënien e raportit-ekspertizës origjinale (të pa përkthyer) të Instituti Zviceran, Avokati i familjes Dehari ka paralajmëruar një konferencë për media sot në orën 17:00.

Njoftimi i avokatit Tomë Gashi:

“NJOFTIM PËR KONFERNCË PËR MEDIA

Pas refuzimit të Pokurorisë Themelore në Prizren për dhënien e raportit-ekspertizës të Instituti Zviceran-Qendrës Universitare të Mjekësisë ligjore në Zvicër në origjnial- në gjuhen në të cilën është përpiluar, Prindrit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari sëbashku me bashkëshorten e Astritit Artën dhe avokatin e tyre Tomë Gashi do të mbajnë sot më 18.10.2019 në oren 17.00h Konferncë për media në zyren e avokatit.

AVOKAT -LAWYER
TOMË (VIKTOR) GASHI”

Ndërkohë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka folur para mediave pasi që nuk ia dha raportin e ekspertizës familjes së Astrit Deharit, shkruan Gazeta Express.

Shala ka thënë para mediave se raporti do t’u dorëzohet familjarëve pasi që i njëjti të përkthehet.