Lëshon një pordhë para policëve, dënohet me 500 euro gjobë

Pordhe para policise ne viene

Nuk mund ta dimë me siguri nese ishte inati ndaj policëve apo ushqimi i papërshtatshëm shkaku u i asaj pordhe të fuqishme  por policia thotë se ai e bëri me qellim provokues.

Një burrë në Vjenë është dënuar me gjobë 500 € për shkak se ka lëshuar një pordhë me zë të lartë para policisë në një lëvizje, gjë që i ka kushtuar atij me një gjobë të majme.

Gazeta Österreich raportoi se dënimi buronte nga një incident në 5 qershor dhe se kryesi u dënua me gjobë për ofendim të dinjitetit publik.

Policia e qytetit shkruajti në Twitter se “sigurisht askush nuk gjobitet nese pordha i del aksidentalisht”.

Ata shtuan se burri ishte sjellur në mënyrë provokuese dhe jo bashkëpunuese gjatë një takimi me oficerët që i paraprinë incidentit.

Ai u ngrit nga një stol i parkut, shikoi oficerët dhe “lëshoi ​​një erë të fortë të zorrëve siç duket me qëllim të plotë”, thanë ata.

Policia vuri në dukje se kunder këtij vendimi mund të apelohej shkruan The Guardian.