Foto të femrave lakuriq dhe tema të nxehta pushtojnë Facebook-un

Foto lakuriq

Foto të femrave lakuriq dhe tema te nxehta, kohëve të fundit janë shndërruar në një fenomen nëpër rrjetet më të popullarizuara sociale. Në Facebook ka shumë profile të rrejshme të femrave dhe meshkujve me emra që ngjajne me prejardhje nga Kosova dhe Shqipëria.

Profile që permbajnë foto lakuriq të femrave dhe komente të ashpra kryesisht për tema të nxehta që janë aktuale në vendbanimet shqiptare.

Qëllimi i një personi i cili ka hapur një llogari me një profil që përmban foto lakuriq është perfitimi. Por si qellim mund te jete edhe demtimi i tjetrit që ka një llogari në Facebook.

Profili i rrejshëm i një “vajze seksi” ka si qëllim krijimin e sa më shumë miqve në Facebook. Fotoja mund të mos jetë terësisht foto lakuriq. Mjafton te duket se ju ka derguar ftesen një vajzë e bukur.

Pas krijimit të mijëra miqve “vajza seksi” ju dergon kerkesën për ta pelqyer një faqe në FB. Nese pas kësaj kërkese, mikesha juaj nuk ju shkruan më ose nuk ju kthen përgjigje, atëhere kemi pasur të bëjme me një profil fallco. Vajza seksi ose vajza me profil me foto lakuriq, do të ju lajmërohet vetem kur të ketë nevojë për një “like” tjetër.

Profilet me përmbajtje të ngjashme mund të kenë qëllime edhe më të dëmshme. Nese duket si emer i vertetë, dhe brenda profilit përmban foto lakuriq, po ashtu edhe statuse me përmbajtje erotike, atëherë është mirë të raportohet sepse kjo forme e profilit të rrejshëm mund ta demtojë një person real.

Një foto lakuriq e publikuar nga dikush, qoftë edhe ndonjë person që ju e njihni është mirë që të mos klikohet asnjeherë. Një foto është thjesht nje file. Një file mund të modifikohet dhe të duket si një foto lakuriq që ngjan vërtetë seksi por ajo është thjesht një virus.

Në të kaluaren ka ndodhur shpesh që pas klikimit të një fotoje ajo të shperndahet tek të tjerët. Dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe pasi të tjerët kanë klikuar mbi ate foto.

Komentet e ashpra në postime që përmbajnë tema të nxehta bëhen më së shpeshti nga persona me profil të rrejshëm.

Një person i cili ka dëshirë ta shaje dikë, një përson që dëshiron ta fyejë një komunitet dhe një tjetër që dëshiron ta kercënojë dikë, nuk e bën këtë prej profilit të tij të vërtetë. Ai në këtë rast përdor profil fallco.

Edhe në këto raste duhet raportuar në FB. Facebook e ruan privatësinë tuaj nese ju raportoni diqka apo dikë që thyen rregullat.