Kosova tema kryesore në mediat botërore, këtë herë për sport

Fitoret e njëpasnjëshme të kombëtares së Kosovës pa asnjë humbje ka ngritur në këmbë gazetarinë sportive por edhe shume strategë dhe përfaqësues të ekipeve më të famshme botërore. Ka nga ata që e kanë cilësuar madje edhe si Brazili i i ballkanit.

Pas fitores ndaj Çekisë me rezultatin 2:1, kombëtarja jonë ka arritur kulmin e befasive ku për dy vite nuk ka pësuar asnje humbje.

Fillimisht, para ndeshjes atmosfera nuk ka qenë aq e këndshme pas arrestimit të disa tifozëve Çek të cilët kishin planifikur të ngrisin një dron me parullen e njohur Serbe. Ende nuk është e qartë nese ata kanë kombësi Çeke dhe se nga kush janë organizuar për ta bërë atë veprim.

Gjithashtu atmosferes jo të mirë mund ti ketë kontribuar edhe rrahja e një tifozi Çek nga tifozët e quajtur “Plisat”.

Por jo gjithçka ka qenë armiqësore në mes tifozeve të dy kombëtareve. Në një foto e cila po bë gjiro ne rrjetet sociale shihet një tifoz Çek duke festuar bashke me tifozët Kosovarë “Dardanët” dhe duke demonstruar simbolin e shqiponjës.

BBC shkruan se  Kosova mundi Republikën Çeke për të dalë mbi Anglinë në krye të Grupit A të kualifikimeve të Euro 2020 dhe për të rritur shpresat e tyre për sukses në një turne të parë. Vendi i Ballkanit u pranua nga Uefa dhe Fifa  vetëm tre vjet më parë.

Disa analistë shkruajnë se në kryeqytetin e Kosovës festohej kur Zvicra fitonte kundër Serbisë, pasi që për kombëtaren Zvicerane luajnë disa shqipëtarë të njohur si shtylla e asaj kombëtareje.

Por tani Kosova nuk ka nevojë nuk ka nevojë të festojë për kombëtaret tjera sepse tifozët janë shumë të zënë duke festuar për fitoret e njëpasnjëshme të kombëtares së tyre e cila për më shumë se dy vite nuk ka pësuar asnjë humbje.