Kurti: Rugova i takoi gjithë popullit

Lideri i VV-së Albin Kurti ka vazhduar fushatën në Istog por përveq fushatës ai ka vazhduar të na befasojë edhe me disa nga pikëpamjet e tij të reja, ndryshe nga ai që e kemi njohur deri tani.

“Historia do të shkruajë për figurat e ekzistencës paqësore, historia do të shkruajë edhe për Ibrahim Rugovën që u lind dhe u rrit afër rreth bjeshkëve të Istogut po që i takoi gjithë popullit” ka thënë kandidati për kryeminister i LVV-së Albin Kurti.

Kurti para disa ditësh kishte deklaruar se nese do të bëhet kryeminister do ta pranojë flamurin e Kosovës. Sa i përket ndryshimit të mendimit për flamurin ai është kritikuar mjaft shumë nga shumë analistë, por kjo qasje e ndryshe e tij është përdorur mjaft mirë edhe nga rivalët politikë.

Ndryshe nga qasja e tij rreth flamurit dhe himnit, viteve të fundit Kurti nuk është dëgjuar për ndonje paraqitje kritike karshi figurës se ish presidentit Rugova, sidomos gjatë këtyre dy viteve sa ishte përafruar me LDK-në.