Dionis Senjo eshte djali i nje qifti onkologesh nga Tirana. Ai i befasoi te gjithe me aftesite e tij ne shkencat siq jane: astronomia, matematika, gjeografia, kimia, anatomia, biologjia etj.
Dionis Senjo gjeniu i vogel shqiptar tashmë është pranuar në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional” .
Dionisi ishte vetëm 1 vjeç kur mësoi shkronjat dhe numrat në gjuhen shqipe dhe angleze.
Meson shume shpejt, edhe per gjerat me te nderlikuara.
Kur prinderit e tij u perpoqen ta ndalonin duke menduar se kjo nuk eshte shume e nevojshme per te ardhmen e tij dhe e orientuan tek mesimi i alfabetit grek, ai befasoi edhe me shume. E mesoi shkrimin dhe leximin e alfabetit grek per nje pasdite te vetme.
Dionisi habiti me aftësitë e tij në astronomi, matematikë, gjeografi, kimi, anatomi, biologji, gjuhë të huaja etj.
Dionisi i është nënshtruar testit të inteligjencës dhe rezultoi mbi percentilin 99.9, pra më i rrallë se 0.1% i popullsisë duke u pranuar në shoqatën botërore të gjenive dhe duke u bërë kështu shqiptari i parë që pranohet në këtë organizatë.
Testi është zhvilluar në praninë e një psikologu.
Dionisi di gjithashtu të shpjegojë të gjitha format gjeometrike i ndihmuar nga gjuha greke. Kur ishte vetem 3 vjeç, ai nisi të lexonte me shpejtësi numra shumë shifrorë, numra deri në 40 shifra.