Kjo ditë e Janarit është dita më e përshtatshme për takime online

Hulumtimi është bërë nga aplikacioni që shërben për takime online: Coffee Meets Bagel (CMB).

Ka shumë prova që e diela e parë e Janarit është dita më e përshtatshme për takime online. Kjo ka kuptim pasi të zbuloni faktet. Njerëzit që fshihen pas aplikacionit të takimeve Coffee Meets Bagel (CMB) ishin qartë të motivuar për ta kuptuar këtë pasi vunë re një shënim të madh në statistikat e përdorimit të tyre për të Dielën e parë të Janarit. Pas nalizimit të të dhënave nga ky aplikacion ka rezultuar se shumë njerëz e kanë gjetur njëri tjetrin pikërisht në këtë ditë. Pas çdo viti të lodhshëm, ditët e para të vitit të ri janë më relaksuese por duket se e diela e parë është mjaft e veqantë. Sipas statistikave njerëzit në këtë ditë janë mjaft të motivuar dhe të gatshëm për ta gjetur partnerin. Për fat të keq nuk e kemi ditur këtë para të dielës së kaluar e cila ishte e diela e pare e vitit. Sidoqoftë edhe pse ajo ditë duket të jetë mjaft e përshtatshme nuk është e vetmja për të pasur fat në dashuri. Secila ditë e vitit mund të jetë dita që do të ju bëjë të lumtur.