Sulm masiv kibernetik në kompjuterët që përdorin sistemet operative Windows

ransomware

Sulmi kibernetik drejtuar kompjuterëve që përdorin sistemin operativ Windows nuk ka prekur vetem spitalet e Londres. Virusi ka prekur kompjuterët në së paku 74 shtete dhe jane raportuar mbi 57 000 raste .Kompania Microsoft ka lëshur një update për ta parandaluar përhapjen e tij.

Sulmi ka ndodhur me heret por fatkeqesisht ai po perhapet me shpejtesi edhe ne oret me te vona.

Forma e sulmit Ransomware i njohur si WannaCrypt0r / WannaCry sulmon me se shumti rrjetat e kompjutereve qe perdorin Windows.

Nese nje kompjuter infektohet atehere edhe kompjuteret tjere ne ate rrjete infektohen nga I njejti virus, por vetem ne rrjetat ku kompjuteret ndajne te dhenat me njeri tjetrin.

Kompjuteri mund te infektohet nga interneti por nese ne nje rrjete kompjuteret nuk komunikojne me neri tjetrin atehere virusi nuk mund te perhapet.

 

Çfarë eshte Ransomware dhe si ta di nese kompjuteri eshte infektuar

Ransomware eshte nje skripte e maskuar ne nje file e krijuar me qellim te keq. Eshte nje softuer I cili shkarkohet dhe instalohet ne kompjuter pa dijenine e perdoruesit.

Pasi te veteinstalohet dhe aktivizohet ai heq mundesite e perdoruesit qe te hape ndonje aplikacion tjeter dhe mbyll rruget perms te cilave ai do te deaktivizohej. Pas aktivizimit shfaqet nje popup dritare e me opsionet e veta te cilat eshte veshtire te injorohet dhe nuk mund te hiqet me nje te klikuar ne x.

Ne dritaren e shfaqur shihet “lajmerimi” se kompjuteri juaj eshte infektuar dhe se ju duhet te bleni aplikacionin per ta zhbllokuar dhe per te pasur akses ne kompjuter. Ne te njejten dritare shihet forma se si duhet te paguani, gje qe nuk duhet ta beni ne asnje menyre.

 

Si ta parandaloj infektimin.

Hapi I pare eshte update i Windows-it (perditesimi). Nese ju keni konfigurimin per update ne forme automatike atehere ju jeni ne rregull, nese jo atehere duhet te beni menjehere nje update ne formen manuale te sistemit operativ. Nese nuk mund ta beni kete atehere vizitoni faqen e Microsoft qe ta shkarkoni dhe ta instaloni file-in qe ju mbron nga ky virus.

Hapi tjeter eshte instalimi i nje antivirusi qe ju mbron nga ky infektim. Shkarkoni nje antivirus siq jane: Eset nod32, smart security, ose McAfee apo ndonje antivirus tjeter. Pas instalimit, qe antivirusi te jete efikas duhet te beni nje update (freskim).