Çfarë deklaronte presidenti dhe diplomatët Palestinezë rreth njohjes së Kosovës

palestina nuk e njeh kosoven

Presidenti Palestinez por edhe zyrtarë tjerë nga ky vend po thuajse në të gjitha prononcimet janë deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës.

Në një intervistë për BIRN në vitin 2015 presidenti palestinez, Mahmoud Abbas kishte deklaruar se Palestina nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

“Ne kemi marrëdhënie të mira me Kosovën, por ne nuk do të ndërhyjmë në konfliktet midis vendeve. Ne distancojmë veten dhe qëndrojnë larg nga të gjitha konfliktet, sepse ne nuk duam që të jemi këtu apo atje,” kishte deklaruar presidenti palestinez.

Presidenti palestinez thote se ishte i lumtur që i ofroi Kosovës “mbështetjen morale” të tij, por asgjë më shumë.

Më vonë Ambasadori i Palestinës në Beograd, Muhamed Nabhan në një takim me Presidentin i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se nuk do ta njohim kurrë Kosovën.

Një artikull i publikuar nga sot.com.al në dhjetor të vitit 2017:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot ambasadorin e Shtetit të Palestinës në Beograd, Muhamed Nabhan.

Diplomati palestinez i ka thënë pritesit serb se palestina nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Ndërkohë Vucic ka thënë se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin rreth Jerusalemit.

Ai, sipas raportimit të këtyre medieve, ia përcolli përshëndetjet e Presidentit të Palestinës, Mahmud Abas dhe premtimin se Shteti i Palestinës do të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe se kudo në organizatat ndërkombëtare do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës.