Kqz në Kosovë me hapa breshke vazhdon numërimin e votave

Kqz si zakonisht me ritem shumë të ngadaltë po vazhdon numërimin e votave me kusht. Numërimi i votave me kusht pritet të përfundojë nesër.

Rezultatet përfundimtare të KQZ-së pritet të publikohen gjatë kësaj jave, dhe më pas shpallja e rezultateve për secilen parti dhe kandidat dhe çertifikimi i zgjedhjeve.

Duke pasur parasysh këto vonesa, përberjen e parlamentit dhe “vijat e kuqe” Kosova mund të kalojë një krizë politike edhe më të gjatë se në vitin 2014, ku më së shumti pësojnë qytetarët.