Dërgimi i aeroplanëve luftarakë në Ukrainë pëmes Kosovës, prononcohet Kurti

kryeministri-kurti

Ka disa ditë që po debatohet rreth dërgimit të disa aeroplanëve ushtarakë Mig-29 të epokës sovjetike në Ukrainë.

Si opcion është përmendur edhe dërgimi i tyre përmes Kosovës.

Në lidhje me këtë teme është prononcuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Ndonëse Kosova nuk është anëtar i NATO-s, NATO është në Kosovë. Ne dëshirojmë që të anëtarësohemi sa më shpejt që është e mundur në një situatë të tillë të jashtëzakonshme. Nuk kemi marrë një kërkesë të tillë për vendin tonë. Kur ta marrim një kërkesë, me Qeverinë e Kosovës, presidenten e vendit dhe Kuvendin, me ministrat e linjës, padyshim që do ta tajtojmë dhe do të japim në kohë rekorde përgjigjen e duhur”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Lidhur me këtë temë ka pasur disa kundërshtime nga ShBA dhe vendet tjera të Natos. Dërgimi i aeroplanëve ushtarakë mund ta shfaqte Poloninë si vend që armatos drejtpërdrejtë Ukrainën dhe kjo mund të rrisë tensionet Rusi – Nato dhe këtë gjë tani për tani nuk e dëshiron askush.

Shtetet e Natos deri janë shprehur aktivisht se nuk duan të hyjnë në një konflikt të armatosur me Rusine.

Disa ushtarakë me pervojë kanë thënë se dërgimi i këtyre aeroplanëve të vjeter në Ukrainë nuk do ta ndryshonte rrjedhen e luftes atje dhe ndoshta më shumë do të kryenin pune arnët kundër ajrore.