Më në fund policët Gjakovarë rikthehen në detyrë

Gjashtë policë përfshirë edhe komandantin e policisë në Gjakovë ishin suspenduar më heret nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Sot lajmin për nderprerjen e suspendimit të policëve e ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi në një postim të tij në Facebook.

“Heronjtë e Policisë së Gjakovës në krye me komandantin e tyre Major Kristë Gjikaj kthehen në punë. Komandanti Kristë Gjokaj, oficerët e lartë të policisë, eprorët Gëzim Biblekaj, Bekim Preqi, policët Agron Idrizaj, Milot Ukaj e Shaban Limani, me vendimin e Drejtorit të Policisë së Kosovës, z.Rashit Qalaj, ndërprehet suspendimi i përkohshëm dhe kthehen në punë”, ka shkruar avokati Gashi.

Ata ishin arrestuar me daten e 8 Gusht me arësyetimin se kjo është kryer me rekomandimin e Inspektoriatit Policor pasi ndaj tyre ishin duke u zhvilluar hetime.

Pas suspendimit të policëve në të njejtin qytet ka pasur protesta qytetare duke e cilesuar suspendimin e tyre si të padrejtë.