Kryeministri Kurti dhe ministri Reka në vetëizolim

kryeministri-kurti

Kryeminstri Kurti,  stafi i i ngushtë kryeminsitrisë dhe kabineti i ngushtë i Ministrisë së integrimeve Evropiane së bashku me ministrin Blerim Reka nga sot janë në vetëizolim.

Shkak për izolimin e Kryeministrit Kurti dhe Ministrit Reka ishte një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, që ka pasur kontakt të ngushtë me një të infektuar.

Kurti dhe stafi i tij dhe zyrtarët e tjerë nga Ministria e Integrimeve Evropiane do të qëndrojnë në izolim deri të dalin rezultatet e testeve të tyre nese ndonjëri nga ata ësht i infektuar.

Lajmin e ka bërë të ditur sot edhe Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Të dashur qytetarë,

Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.

Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.

Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë.

Ju falemnderit.”