Papa Françesku mund të bëjë një udhëtim në Ukrainë në kulmin e luftes

Papa Françesku tha se një udhëtim në Ukrainë “është në tryezë”, ndërsa foli me gazetarët të shtunën.

Kur u pyet nga një gazetar nëse po mendonte të vizitonte Kievin, Papa Françesku u përgjigj pas një pauze të gjatë dhe tha: “Po, është në tryezë”.

Ai përshëndeti më shumë se 70 gazetarë në bordin e avionit të tij për në Maltë të shtunën në mëngjes, duke thënë, “do të jetë një udhëtim i bukur”.

Papa Françesku mori gjithashtu një foto dhe një letër nga familja e kameramanit të Fox News, Pierre Zakrzewski, 55 vjeç, i cili u vra në Ukrainë së bashku me Oleksandra “Sasha” Kuvshynova, një gazetare ukrainase 24-vjeçare që punonte si konsulente për rrjetin.

Fjalët e Papa Françeskut teksa shikonte foton e Pierre ishin “lui è la su”, që përkthehet nga frëngjishtja si “ai është atje lart”. shkruan CNN.