Minister i jashtem i Shqipërisë një përsonalitet Kosovar


Gjate ores se fundit ky lajm eshte shperndare jashtzakonisht shume. Duket qe i pari qe ka publikuar kete lajm eshte tiranapost.al.

Nuk mund ta themi me siguri se cili eshte burimi i vertete i ketij lajmi, ose nese eshte i vertete.

Kjo eshte nje pjese e tekstit e publikuar ne shume portale ne gjuhen shqipe:

“Një personalitet kosovar mund të drejtojë diplomacinë shqiptare gjatë mandatit të dytë të Edi Ramës. Sipas burimeve pranë kryeministrit, në mendjen e tij janë katër kandidatë për të qenë në krye të diplomacisë tonë.

I pari është Baton Haxhiu, gazetar dhe aktualisht drejtor i Klan Kosovës, mik i afërt i Edi Ramës. Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara është një tjetër alternativë që po mendohet seriozisht nga Edi Rama. Në listë është edhe Veton Surroi, gazetar, publicist dhe ish deputet kosovar, ndërsa alternativë e mirë për diplomacinë shqiptare mund të jetë edhe Mimoza Kusari, për të cilën Rama prej kohësh ka një konsideratë të lartë.” 

Sa eshte e sakte kjo?

“Një personalitet kosovar mund të drejtojë diplomacinë shqiptare…” mund ta drejtoje, do te thote se nuk ka asnje vendim.

Sipas burimeve pranë kryeministrit” nuk flitet per burime te sigurta por “prane”. Mund te jete ndonje kioske apo ndonje i dehur ne ndonje lokal prane kryeministrise.