A duhet të japin dorëheqje?

Dikur thonin se “Më mirë të dëmtohet ky vit shkollor e të jetë mësim për vitet tjera”. SBASHK-u e harronte rezultatin e PISA-s.

Shkurt e shqip, pazar me në dëm të kualitetit të arsimit, në dëm të nxënësve, në dëm të të ardhmes së Kosovës.

Nuk është aq e vështirë për ta kuptuar të vërteten rreth fajtoreve për këto dështime të tmerrshme. Por është e vështirë të kuptohet se si askush nuk jep përgegjësi, dhe më e keqja është se askush nuk kërkon përgjigjësi.

Fajtorë janë edhe mësimdhënësit edhe prindërit. Por po shihet qartë se kush është fajtori kryesor: Të gjitha ministritë e arsimit dhe bashkë me ta edhe SBASHK-u.

Shantazh. Sikur donin të thonin “O na jepni paratë o ne do ta shkatërrojmë arsimin në Kosovë”. Natyrisht se nuk e kanë thënë tekstualisht kështu, por si duhet ta lexojmë ndryshe.

Me ato greva arsimtarëve ju rrit dinjiteti, është e vërtetë se i kanë merituar madje edhe më shumë por …

Kosovës ju bënë dy dëme kolosale:

Së pari, rritja e pagave ne sektorin publik, në të gjitha nivelet, në vend që të përkrahet më shumë sektori privat, sidomos ndermarrjet e vogla dhe të mesme. Por ata u dëmtuan edhe më shumë nga këto rritje të pagave. Dhe si pasojë shume biznese te vogla po falimentojnë, po mbyllen çdo ditë.

Dhe ku shkojnë ata njerëz që mbesin pa bizneset e tyre. Dihet, të gjithë jemi dëshmitarë se si po zbrazet Kosova vitet e fundit, dhe ky trend pritet të vazhdojë edhe më tej.

Dhe kemi dëmin e dytë i cili është edhe më dekurajues.

“Më mirë të dëmtohet ky vit shkollor e të jetë mësim për vitet tjera”

Pë cilin vit të ardhshëm e keni fjalen.

Sepse ne kemi harruar se në cilin vit kemi kaluar pa greva, humbje të orëve të mësimit. Por e dime se ka raste kur ato greva janë organizuar edhe më shumë se një herë gjatë vitit.

Kërkojmë ndjesë nga mësimdhënësit sepse nuk mendojmë se ata janë fajtorë për rezultatet e PISA-s. Por heren tjeter nese i thërrasin për grevë ata që thirren në emer të intersave të tyre le ti kujtojn dy PISA-T.