Gjermania kërkon punëtorë sezonal por merr nga Kosova familje të tëra

Ka pak vite që Gjermania ka filluar të kërkojë dhe të pranojë punëtorë nga Kosova për punë sezonale. Por në emër të punësimit sezonal numri i familjeve që po shpërngulen nga Kosova po e kalon ritmin e shpërnguljeve të viteve 90.

Zakonisht punëtorët që shkojnë në Gjermani për punë sezonale kanë kontratë rreth 6 mujore. Kjo ka ndodhur edhe në të kaluaren, para viteve 90, dhe është një praktikë e njohur për shumë vende.

Një mareveshje apo kontratë  për punë sezonale zakonisht zgjat 3, 6 apo 9 muaj. Në disa raste mund të shkojë deri në 12 muaj ose edhe më shumë. Ose kontrata mund të vazhdohet pas skadimit.

Në rastin e punëtorëve sezonal nga Kosova viza apo lejeqëndrimi zakonisht merret për 6 muaj. Më pas kjo kontratë vazhdohet për një periudhë shumë më të gjatë.

Të gjithë jemi dëshmitarë të vështirësive të mëdha deri sa një kosovar ta sigurojë atë vize. Pritjet e gjata para ambasades gjermane, pritjet me vite të tëra për një termin në ambasaden gjermane por edhe shpenzimet e larta që hallegjinjte tanë i bëjnë për ti pagua matrapazët që shesin kontrata pune. Një pjesë e madhe e atyre që kanë nevojë për vize pune detyrohen të marrin borgj apo kredi.

Por le ti kthehemi realitetit tonë më të hidhur që po heshtet. Çfarë bëjnë punëtorët tanë “sezonal” gjatë 6 muajve të parë të qëndrimit të tyre në Gjermani.

Sigurisht se shumica punojnë dhe fitojnë para, dhe natyrisht se nuk mund të kursejnë shumë aq më pak 6 mujat e parë. Ata sigurisht se gjatë atyre 6 mujuave të parë menjëherë aktivizohen për ta siguaruar vazhdimin e kontratës pas ajo të skadojë. Por çfarë bëjnë tjetër?

Nese jo të gjithë shumica nga ata menjeherë fillojnë të informohen rreth procedurave të bashkimit familjar. Shumica prej tyre veq i kanë angazhuar bashkëshortet e tyre që të fillojnë kursin për mësimin e gjuhës gjermane.

Lehtësirat e quditshme të shtetit gjerman për procedurat e bashkimit familjar.

Të gjithë e dimë se sa e vështirë ka qenë në të kaluarën marrja e një lejeqëndrimi dhe një leje të punës në Gjermani por edhe në disa vende tjera. Edhe më e vështirë ka qenë për mërgimtarët që ti marrin familjarët e tyre atje, madje edhe në kohë lufte.

Por si është tash?

Një pjesë e madhe e punëtorëve sezonalë kanë arritur ti marrin familjarët e tyre pas vetëm 6 muajsh. Disa të tjerë ndjekin procedura më të gjata por gjithsesi epilogu dihet. Në emer të një vize pune nga kosova shpërngulen së paku 2 përsona, në shumë raste më shumë se 4 veta.

A na ka faj Gjermania?

Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore, për profesionist sidomos të fushës së mjkësisë por edhe të teknologjisë informative. Ndërsa ne kemi shumë të pa punë. Në gjermani Kosovarët janë të mirëseardhur sepse ata në përëndim përshtaten shumë më lehtë se refugjatët nga lindja e mesme dhe vendet tjera lindore.

Pra ne nuk kemi si e fajësojmë shtetin gjerman nga i cili kemi pasur vetëm të mira. Paratë që kanë ardhur nga ky shtet kanë qenë shtylla kryesore e ekonomisë kosovare për dekada me radhe, dhe vazhdon të jetë ashtu.

Nuk mund ta fajësojmë shtetin gjerman sepse ky nuk është rasti i parë i pasluftës  që kosovarët ja mësyjnë këtij shteti.

Faji është në Kosovë. Ne jemi ata që si kemi kryer asnjëherë detyrat ndaj vendit dhe njerëzve.

Rastin e fundit të vitit 2014 dhe fillimin e vitit 2015 e mbajmë mend të gjithë. Nuk ka nevojë për kujytesë të freskët sepse janë vetëm 4-5 vite.

Ka mjaftuar një vendim i një partie politike “institucionaliste” që nga Kosova të nisen çdo ditë dhjetëra autobusë. E njëjta parti edhe sot po negocion për të marrë një vendim të ngjashëm. Kosovarët niseshin pa e ditur se ku po shkojnë ose më saktë duke e ditur destinacionin dhe duke e ditur se ai shtet nuk do ti strehojë. Por njerëzit e kishin humbur shpresen që është gjëja e fundit që e shtyn një njeri të jetojë në një vend.

E tash, a kemi arësye të kemi më shumë shpresë?

Vetëm brenda një viti propaganda që e paraqet vendin tonë si vend në të cilin nuk jetohet ka qenë e tmerrshme.

Është e vërtetë se kanë ndodhur disa ngjarje dekurajuese. Interpretimi i ketyre ngjarjeve nga të ashtuquajturat media informative ka qenë edhe më i tmerrshmëm.

Trajtimi i papërgjegjshëm i rastit të vdekjes së dhunshme në burg të aktivistit të VV-së krijon mjaft  frikë  në masë për të mos thënë terror. Por institucionet e drejtësisë kanë mundur që të punojnë më seriozosht për ketë qështje.

Rasti i abuzimit të një vajze të mitur nga arsimtari, avokati, polici krijon humbje të besimit tek institucionet e mbrojtjes së ligjit. Edhe pse në këtë rast policia e ka kryer mjaft mirë detyren e saj. Radhen për këtë rast e ka drejtësia, por si gjithmonë institucionet e drejtësisë vazhdojnë të jenë dekurajuesi më i madh në vend që të që do të na bindnin se jetojmë në një shtet normal.

Punësimet pa asnjë kriter në PTK dhe institucione tjera nuk kanë filluar këtë vit. Të gjithë kanë folur për punësimet e vitit të fundit në PTK, madje për qudinë tonë kritika ka pasur edhe nga ata që në të kaluarën kanë punësuar njerëz ne këtë kompani.

Dhe këto punësime nuk kanë ndodhur vetëm në kryeqytet por edhe në komunat më të vogla. Të gjithë i shohim njerëzit e punësuar nëpër këto institucione, dhe ata që i njohin tregojnë se ata nuk kanë diplomë as të shkollimit fillor. Çfarë ndjesie krijon kjo?

Të gjithë po ikin.

Quditërisht po ikin edhe ata që çdo ditë kanë hedhur berllog në ambiente publike.

Po ikin edhe ata që kanë dëmtuar pyjet dhe lumenjtë.

Po ikin edhe ata që kanë vjedhur shenja të komunikacionit.

Po ikin edhe ata që e kanë vjedhur për vite me radhë energjine elektrike në kohën kur ne që nuk duam të ikim i kemi paguar faturat edhe pse financiarisht qëndrojmë edhe më keq se ata hajna.

Interesante, por vizen e punës po e presin edhe disa punëtorë të administratës publike të cilët për vitë më radhe janë korruptuar për pak para, duke i arësyetuar ata që i kanë keqpërdorur milionat.

Ikni!

Këtyre të fundit udha e mbarë ju qoftë dhe mos ejani në këtë vend para 5 viteve. Mbase 5 vite mjaftojnë për të marrë pak kulturë. Mbase kultura do të ju bëhet shprehi sepse jemi të sigurtë se  vendin e huaj do ta respektoni shumë më shumë se tuajin.

Ne të tjerët do të rrijmë. Jemi vetëm një hap larg që ta ndryshojmë tërësisht realitetin në favor tonin dhe të vendit tonë. Dhe ky hap është që ta duam më shumë këtë vend. Që ne ti trajtojmë rrugët, parqet dhe hapësirat tjera publike ashtu si oborrin tonë. Që ne ta respektojmë pasurinë e shtetit njëjtë sikur pasurinë familjare.