“Shpresoj që më në fund, Serbinë do ta njohin edhe të tjerët ashtu siç e njohim ne”

Daut Haradinaj ka reaguar pasi Aleksandar Vulin sot ka bërë homazhe në nderim të diktatorit dhe ish-presidentit Slobodan Millosheviq.

Ish-deputeti i AAK-së ka thënë se i mjerë është ai vend, ku ministri i mbrojtjes mbron një kriminel lufte dhe solidarizohet me krimet e Putinit në Ukrainë.

I mjerë është ai vend ku ministri i Brendshëm e nderon një kriminel lufte. I mjerë është ai vend që solidarizohet me krimet e Putinit në Ukrainë.

Kjo flet se sa larg botës normale është Serbia!

Shpresoj që më në fund, Serbinë do ta njohin edhe të tjerët ashtu siç e njohim ne.

Jam krenar që populli ynë është rreshtuar me Amerikën dhe NATO.