Klan Kosova i bën një nder Facebook-ut, YouTubes, dhe një dëm Kosovës (video)

 

Klan Kosova njihet si televizion që organizon debate që kanë një nivel, por sot bëri një gabim të rëndë. Ftoi në një debat dy njerëz qe duke ua njohur raportet është dashur të parashikojë se çfarë mund të ndodhë.

Debati në televizionin Klan Kosova në mes Milaim Zekes dhe Frashër Krasniqit eskaloi në dhunë.

Për ngjarjen nuk ka çka të shkruhet më shumë. Lajmi përhapet me shpejtësi dhe shumica e kanë parë ngjarjen, dikush drejtperdrejt, dikush me vone në edicionet informative dhe në rrjetet sociale. Por ky është vetem shkaku.

Ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë të incidenteve të shumta nëpër emisione live, por jo në Kosovë. Të paktën jo deri në këtë nivel.

Incidente të tilla i kemi parë në ndonjë shtet te largët, i kemi shpërndarë tek njëri tjetri dhe kemi qeshur.

Por si ishte për ne ky i sotmi në TV Klan Kosova? Natyrisht se për ne është krejt ndryshe.

Sapo u dha informacioni, nëpër rrjetet sociale vërshuan komentet nga më të ndryshmet.

Sharje, vlerësime nga më injorantet pë atë ngjarje, kërcënime dhe lloj lloj budallallëqesh. Dhe kjo do të vazhdojë ndoshta edhe në ditët në vazhdim.

Ajo video e atij debati të turpshëm me siguri do të shpërndahet në gjithë boten. Ka shumë të tilla që janë shpërndarë me shpejtësi.

Dhe turmat e uritura të injorantëve të Facebook-ut vërshuan menjehere me komentet e tyre. Dukeshin si langonj të uritur ne grup të cilëve papritur ju kishte dalë përpara një pre e freskët dhe e majme.

Dhe tani është radha jonë që të tjerët të qeshin me ne. Nuk do të ketë ndonjë efekt kushedi qfarë. Shumica e atyre që mund ta shohin as që e kanë idenë se ku ndodhet Kosova. Por çfarë të bëjme me Injorantët e Facebook-ut?

Duke e ditur se ne nuk jemi kompetentë dhe nuk kemi të drejtë ta gjykojmë Frashërin, nuk mund të mos reagojmë ndaj vlerësimeve te Injorantëve te Facebook-ut për Milaimin. E çfarë të keqeje i paska bërë Milaimi këtij vendi dhe këtij populli? Pse fyhet ai? Pse Milaimi e paska merituar dhe pse qenkan ndjerë aq mirë këta Injorantët e Facebook-ut?

Po! Milaimi atyre u ka bërë shumë keq. Ai gjithmonë dhe pa frikë i ka denoncuar fenomenet më të kqija të kësaj shoqërie. Ai më zë të lartë si rrallë kush i ka mbrojtur më të dobëtit dhe sy me sy i ka kritikuar “të fuqishmit” të cilët për shumë vite e kanë shkatërruar këtë vend.

Lista e Injorantëve e Facebook-ut, Stalinistëve të Facebook-ut, dhee disa të tjerëve poashtu të Facebook-ut është zgjeruar mjaft këtë verë, por po tkurret në vjeshtë.

Ata që i prinë kësaj turme bejnë mirë të kenë kujdes nga tkurrjet e vjeshtes sepse mund të mos i mbijetojnë dimrit, dhe ne nuk e dëshirojmë një gjë të tillë. Tek e fundit, për fatin tonë të mirë apo të keq ata janë pjesë e jona.

 

(youtube.com/watch?v=IFLKb1I7gys)