Xhamia që dikur lajmëronte 12 fshatra për iftar

Xhamia në fshatin Polac të Skënderajt, konsiderohet si një nga më të vjetrat në Kosovë.

Ezani i xhamisë, tash e shumë kohë fton besimtarët myslimanë që të vijnë e ta falin namazin.

Por, dikur kjo xhami lajmëronte për kohën e iftarit shumë fshatra përreth.

Imami i xhamisë, Ibrahim Hoti, thotë se është privilegj të qenit i pari i kësaj xhamie.

Sipas Hotit, xhamia luajti një rol të rëndësishëm edhe në kohën e luftës.

Teksti dhe video janë përgatditur nga gazetari Sefer Demiri të publikuara ne Gazeta Express dhe T7.