Presioni i Ramush Haradinajt e ndryshoi piken e marrëveshjes për Ujmanin

Liqeni i Ujmanit

Dita 4 shtatorit ishte shndërruar në një dramë. Pika e marrëveshjes parashikonte ndarjen e Ujmanit në mes Kosovës dhe Serbisë. Por ishte ish kryeministri Haradinaj i cili me presionin nga Kosova imponoi një ndryshim në këtë pikë.

Bisedimet për marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë pothuajse kishin përfunduar. Por ishte Ramush Haradinaj i cili më të marrë vesh rreth pëmbajtjes së marrëveshjeve reagoi menjëherë.

Mediat raportonin atë ditë se Haradinaj madje kishte kërkuar që e tërë marrëveshja të refuzohej.

Por presion kishte edhe ndaj Haradinajt. Nga SHBA u lajmërua se Haradinaj do të përballej me sanksione nese pengonte nënshkrimin e marreveshjes. Në një pyetje nga një media drejtuar Haradinajt se a e di ai se ndaj tij do të ketë sanksione ai u përgjigj shkurt: Po e di.

Koha kalonte dhe presioni rritej nga dy anët. I gjendur përballë kërcenimeve me sanksionim Haradinaj jo vetëm që nuk u tërhoq por në fund e paralajmëroi rrëzimin e qeverisë.

Por është interesant deklarimi i Kryeministrit Hoti në një intervistë dhënë në “RTV Dukagjinit”, të shtunën, ku thotë se nuk ka pasur ndryshim në pikën ku flitet për Ujmanin. “Nuk ka pasur asnjë ndryshim për marrëveshjen. i vetmi ndryshim ka qenë marrëveshja për Izraelin”.

Megjithatë bazuar në dokumentat del se ka pasur një ndryshim rreth pikës për Ujmanin.

Burime te Koha.net thone se sipas një drafti të hershëm të marrëveshjes që i ishte dhënë delegacionit të Kosovës të enjten, një kopje të së cilës e posedon edhe “Koha”, pika për Liqenin e Ujmanit flet për ndarje të këtij resursi natyral mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dy palët do ta ndajnë Liqenin e Gazivodës si burim i qëndrueshëm për furnizim me ujë dhe energji”, thuhet në draftin, për të cilin një burim nga Qeveria e Kosovës thotë se kryeministri Hoti ishte i gatshëm ta nënshkruante.

“Drafti që kryeministri ishte i gatshëm ta nënshkruante parashihte që resurset e Ujmanit të ndahen mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë burimi. “Ajo ndryshoi vetëm pas presionit që e krijoi Haradinaj me insistimin e tij se kjo pikë është e papranueshme”.

Sipas të njëjtit burim drafti më vonë është riformuluar dhe ka këtë përmbajtje:

“Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Gazivodës/Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”, thuhet në versionin final të marrëveshjes për pikën rreth Ujmanit.

Më shumë detaje rreth tensioneve në mes koalicionit qeverisës mund te lexoni në një artikull të publikuar so në koha.net.