Disa ushtarë Britanikë ikin pa leje, tani mund të jenë në Ukrainë thotë ushtria Britanike

Disa ushtarë të Mbretërisë së Bashkuar të cilët mungonin mund të kenë udhëtuar në Ukrainë.

Një numër i vogël ushtarësh britanikë nuk i janë bindur urdhrave dhe mund të kenë udhëtuar në Ukrainë për të luftuar, ka konfirmuar Ushtria Britanike.

Ushtarët mungonin pa leje dhe mund të kenë shkuar në Ukrainë “në një cilësi personale”, tha ushtria.

“Ne po i inkurajojmë në mënyrë aktive dhe fuqimisht që të kthehen në MB”, shtoi një zëdhënës.

Të gjithë personelit të shërbimit i ndalohet të udhëtojë në Ukrainë deri në një njoftim tjetër shkruan BBC.