Rrëzohen dy helikopterët më të avancuar rusë

Forcat e Armatosura të Ukrainës rrëzuan dy helikopterë Ka-52 -Alligator të pushtuesve rusë mbi rajonin Kherson, tha Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të Brendshëm.

“Dy helikopterë të pushtuesve u rrëzuan mbi rrethin Skadovsk të rajonit Kherson. Një nga pilotët mbijetoi dhe u dërgua në spital”, ka shkruar ai në Telegram.

Helikopteri Ka-52 -Alligator,  është një nga helikopterët më të anvacuar rus dhe kushton 15 milion dollarë.