Rizgjidhet kryetar dhe menjehere cakton daten e greves!!!

shko n'rr .s

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka vendosur që të protestohet më 8 prill, si dhe është paralajmëruar greva në të gjitha institucionet e arsimit dhe ato të kulturës pas datës 20 prill.

Rrahman Jasharaj, i cili është zgjedhur edhe për një mandat në krye të SBASHK-ut, paralajmëroi që me datën 8 prill, një numër i kufizuar do të dalin në protestë.

Jasharaj ka thënë të shtunën që Qeveria ka hapësira nga data 8 deri më 20 prill, që t’i plotësojë kërkesat e tyre, në të kundërtën do të nisë greva.

“Më 8 prill do të shkojmë në një protestë, besoj me numër të kufizuar për të mos e tepruar me numrin, ngase mund të ketë edhe probleme të tjera… Pas 20 prillit, unë siç po e shoh nuk do të ketë rezultate nga pritjet, atëherë pas 20 prillit do të fillohet me grevë, nuk do të ketë më protesta, po flas me autoritet të plotë vetëm me SBASHK-un. Nëse deri më 20 prill, pas 8 prillit nuk do të ketë asnjë lëvizje pozitive, atëherë sistemi arsimor që nga çerdhet deri tek universitet, por edhe institucionet e Kulturës, do të jenë në grevë, pikërisht për dy kërkesa”, ka thënë ai duke përsëritur se po kërkojnë nga 100 euro mbështetje shtesë deri në miratimin e ligjit për paga dhe përfshirje aktive në hartimin e ligjit.

Në kongresin e SBASHK-ut, Jashari mori besimin nga shumica e 121 delegatëve, derisa kundërkandidat kishte Emrush Ahmeti. /kp/