Anglia pjesë e FIFA-s para 115 viteve, Kosova para vetëm 3 viteve por…

Askush nuk niset për në beteje për të humbur. Kosovarët e kanë dëshmuar se kanë shpirt fituesi, që dinë të triumfojnë, që dinë të befasojnë. Dhe kjo më së shumti është dëshmuar në sport, dhe jo vetëm në futboll. Ndeshja e Kosovës e cila ka vetëm 3 vjet në FIFA me Anglinë e cila është pjese e FIFA-s para rreth 115 viteve mund të mos jetë më e rëndësishmja.

Një nga ndeshjet më të rendësishme të kombëtares sonë mund ta quajmë përballjen me Çekinë. Ishin të shumtë ata që ndjeheshin skeptikë pë shkak të mungesës se disa lojtarëve që nga disa analiste cilësoheshin si shtylla e skuadrës. Por në fushë u dëshmua diqka krejt tjetër. Kosova triumfoi. Dhe me këtë fitore u zbulua diqka e mrekullueshme.

Ne kemi një kombëtare të kompletuar. Kemi futbollistë që kanë shpirt fituesi, të cilët në çdo përballje hyjnë vetëm me një synim, për të fituar, pa u mposhtur nga frika se cilin kundërshtar e kemi përballë.

Për më shumë, statistikat janë të mrekullueshme. Tri vjet në UEFA dhe në FIFA, dhe dy vitet e fundit pa asnjë humbje. Ështe e natyrshme se këto statistika Anglezët në përgjithësi i vlerësojnë me mjaft respekt sidomos kur kemi parasysh raportet në mes dy popujve (kemi shembullin e reagimit mjaft pozitiv ndaj sukseseve te Kosovës të ambasadorit  të deritashëm Britanik ).

Por këto statistika pozitive të Kosovës e bëjnë të mendojë më thellë motivuesin kryesor të skuadres Angleze, trajnerin Gareth Southgate. Ndoshta është shumë normale që ai për ta larguar pasigurinë e skuadres flet për kundërshtarin si për një kombëtare me cilësi nga e cila ska pse të ketë frikë skuadra e tij e madhe. Mbase është shumë normale që ai për ta ngritur moralin e skuadres flet për triumfe me skuadra të rankuara shumë më lart dhe nuk merret shumë me një kombëtare “të vogël” që do ta ketë përballë.

Por një gjë është e sigurtë. Skuadrat e mëdha po përgaditen që në të ardhmen të kenë perballë një kombëtare të re mjaft konkuruese.

Këtu jemi ne sport. Rregullat janë të barabarta. Këtu jemi të mëdhenj.