“Çka nëse Serbia dhe Kosova bien në te njëjtin grup”

Kosova - Serbia, UEFA 2020

Mediumi serb ben pyetje ne UEFA duke e qujatur Kosovën “e ashtuqujtura Kosovë” por duke u pajtuar me sukseset e mëdha të Kosovës.

“Rezultate e mira të ashtuquajturës së Kosovë në grupin A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, shumë në Serbi i kanë bërë që të mendojnë nëse mund të ndodhë që të janë në një grup Serbia dhe e ashtuquajtura Kosovë në Kampionatin Evropian 2020, nëse të dy ekipet kualifikohen.

Me këtë rast, Telegrafi i ka shkruar UEFA-s dhe shtroi pyetjen në lidhje me procedurën e tërheqjes së shortit për Kampionatin Evropian 2020, dhe nëse Serbia dhe e ashtuquajtura Kosova do të jenë në të njëjtin grup”, shkruan ‘Telegrafi.rs.

“Skuadrat që nuk mund të futen në të njëjtin grup janë Armenia dhe Azerbajxhani, Serbia dhe Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Spanja me Gjibraltarin, Ukraina dhe Rusia. Kështu që nuk përjashtohet mundësia që këto skuadra të takohen në fazat e eliminimit direkt të garës”, thuhet mes të tjera në përgjigjen e UEFA-s.

“Ekipi ynë aktualisht ka vetëm një rast teorik për të shkuar në EURO 2020 dhe kjo varet përmes grupit, pra rezultateve të Portugalisë, e cila ka orar më të lehtë, në dy sfidat e fundit kundër Luksemburgut dhe Lituanisë”, shkruan mes të tjera mediumi serb.