Majlinda Kelmendi mbretëresha evropiane e xhudos triumfon në finale

Mbretëresha Kosovare e xhudos Majlinda Kelmendi me fitoret e saj lirisht mund ta quhet Mbretëresha Evropiane.

Majlinda Kelmendi ka fituar edhe një herë kampionatin evropian të xhudos duke ruajtur vendin e të pares në kontinent sa i përket ketij sporti.

Në finale ajo fitoi përballë xhudistes nga Rusia,  Alesya Kuznetsova.

Ky është kampionati i tretë që xhudistja jonë kthehet me medalje të artë.

Sukses në këtë kampionat ka arritur edhe xhudistja tjeter Nora Gjakova. Ajo ka mposhtur bullgaren Ivelina Ilievane për kategorinë deri 57 kilogramë duke fituar kështu medaljen e bronztë.

Trajneri Driton Kuka nuk e ka fshehur gëzimin e tij pas sukseseve te xhudistëve Kosovarë.

Majlinda e Nora përsëri me medalje nga Kampionati Evropian!
Distria e pafat ishte sot por megjithatë një e artë një e bronztë një vend i 7 i Distrias!
Nesër Akili e Loriana!
Për momentin qet foto!
Do Zoti i madh që sot një Javë të jetë ditë e gëzueshme si sot e të na kthehet Heroi ynë në Kosovë!” është shprehur trajneri Driton Kuka në profilin e tij në Facebook.