Yll Isufi i PEK-ut: Në Zvicër jetojnë 1 milion Kosovarë, 400 000 nga Gjilani

Yll Isufi - interaktiv

Kandidati i PEK nga Gjilani Yll Isufi ka i ftuar në Interaktiv të KTV-së mes tjerash ka thënë se në Zvicër jetojne 1 milion Kosovarë, 400 000 vetëm nga Gjilani.

Sipas kadidatit për deputet nga PEK- Yll Isufi mbi 70%  të ndihmave për luften janë nga mergimtaret e Gilanit.

Për VV ai është shprehur se më nuk do të lejojë që te marrë vota ne Gjilan.

Për Vjosa Osmanin ai ka thënë se është e bukur… Ndërsa disa të tjerë ai i ka quajtur hajna të pulave.

Yll Isufi ka dhe mendimin e tij edhe për AAK duke lavduar Haradinajn si njeri të beses. Por qendrim ndryshe ka dhe pë Ahmet Isufin e AAK-së për të cilin ai tha se e ka djalë të axhes. “Kam shpenzuar rreth 10 000 euro për ta ndihmuar Ahmet Isufin gjatë fushatës së kaluar. Kam punuar në bore dhe shi dhe pë ketë arësye jam larguar nga puna”. Nderkaq pas pyetjes së moderatorit se a ja din z Isufi për nder, ai është përgjigjur se “Jo ai aspak nuk ma din për nder”.

Yll Isufi ka treguar diqk mjaft interesante për kohen e luftës. Sipas Isufit axha i tij nuk i kishte lejuar fëmijët e tij të pijnë coca cola. Arësye për këtë kishte qenë solidarizimi me të tjerët në Kosovë po vuajnë nga uria.

Më shumë detaje nga intervistes e kandidati të Partisë Euroatlantike mund të lexoni në portalin KohaNET.