Një vit fushatë dhe pazare për poste për vetem dy vjet qeverisje

Gjithçka fillon me “Po vjen era zgjedhje”. Këtë fjali e dëgjojmë zakonisht kur i shohim funksionarët e partive duke bërë vizita të shpeshta në teren. Pastaj “rrezohet” qeveria dhe të gjithë e fillojnë fushatën para afatit ligjor.

Është e vertetë e quditshme diferenca e jetëgjatësisë së një qeverie në Kosovë krahasuar me Shqipërinë kur kemi parasysh faktin se jemi tërësisht të njejtë në çdo aspekt. Përjashtuar vitet 90 në Shqipëri pothuajse të gjitha qeveritë e kanë përfunduar mandatin qeverisës 4 vjeqar. Pa marrë parasysh se në Shqipëri pothuajse çdo herë kontestohet rezultati nga ata që nuk i fitojnë zgjedhjet, dhe menjeherë pas krijimit të qeverisë nisin fushatat me slloganin e njohur që mban emrin e kryeministrit dhe fjalen “IK”. Prapë se prapë në Shqipëri qeveritë arrijnë ti rezistojnë presionit opozitar dhe e përfundojnë mandatin e tyre.

Quditërisht në Kosovë nuk ka ndodhur asnjëhere që një parti apo koalicion të qeverisë 4 vite të plota. Vetëm një qeveri i është ofruar përfundimit të madatit 4 vjeqar, qeveria e dalë nga zgjedhjet e vitit 2010, zgjedhje të cilat skemi pse i komentojmë sepse janë turpi më i madh i Kosovës së pasluftës.

Por le ti kthehemi temes. Përveq qeverive jetëshkurtra në Kosovë kemi parafushatë, fushatë dhe pasfushatë. Nuk e di nese egziston ndonjë kuptim për termin “pasfushatë” por është e famshmja “krizë politike” që na ndodhi në dy palë zgjedhjet nacionale të fundit dhe nuk është qudi që e njëjta të përseritet edhe këtë vit.

Që të trija këto “fushatat” zgjasin nga disa muaj dhe nganjëherë na marrin më shumë se një vit.

E para zgjat mjaft shumë. Është parafushata. Është ajo periudha kur funksionarët e partive fillojnë vizitat e tyre nëpër ndërmarrje publike dhe biznese private për tu premtuar “kushte më të mira”. Kjo është periudha kur fillojnë punësimet e militantëve të partive nëpër ndermarrje publike dhe institucione shtetërore. Kjo zgjat deri sa një qeveri ta rrëzojë vetveten ose këtë e bën partneri i koalicionit.

Pas rrëzimit të qeverisë vjen fushata. Kur kemi të bëjme me zgjedhje të parakohshme fushata zgjat 10 ditë. Por tubimet dhe kampanjat elektorale kanë filluar shumë më herët, duke shkelur ligjin dhe vendimin e KQZ-së.  Janë ata që na premtojnë luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit. Fatkeqësisht të njëjtën gjë e bëjnë si partitë në pushtet ashtu edhe ato opozitare, duke zbehur kështu shpresen për ndryshime që do ta na lehtësonin jetën.

Dhe në fund, pas zgjedhjeve është një periudhë krejt tjetër. Ësht periudha e krizës politike e shkaktuar nga “vijat e kuqe”. Kjo realisht është sezona tregut te posteve. “Vijat e kuqe” nuk guxojnë të lëvizin pa i kënaqur të gjithë ata që ndoshta më heret janë marrë vesh për pazarin e tyre. Këto vija duhet të qëndrojnë të pa ndryshuara për disa muaj, ndryshe të pa fytyrët do të dilnin të turpëruar para elektoratit të tyre. Pastaj “vijat e kuqe” pak para ndonjë marreveshjeje fillojnë të bëhën të verdha. Më pas këto vija bëhën tërësisht të gjelberta “për ta shpëtuar Kosovën” nga kriza politike ku e futën vet.

Dhe pse gjithë ky teatër?

Imagjinoni shpenzimet e kota. Imagjinoni “realizimin e programit qeveritar” me gjysmë mandati. Imagjinoni parlamentin në shumicën e seancave pa kuorum.

Nuk ka nevojë askush të genjejë elektoratin e vet se nuk bën koalicion me një parti të caktuar, aq më pak kur një parti merr besimin e mbi 20% të këtij populli.

Dhe sepse ne të gjithe dijmë se Kosova nuk e ka luksin e vijave të kuqe.