Koalicioni që ska nevojë të paguajë këngëtarë për fushtatë, këndojnë vet!!!

Koalicioni AAK-PSD përveq Labit i cili profesion të parë e ka këngën ka edhe dy personazhe të njohur të cilët nese u kërkohet nuk hezitojnë të ja thonë kengës. E ata janë hiq më pak se dy drejtuesit e partive që janë pjesë e ketin koalicioni, Ramush Haradinaj por edhe Shpend Ahmeti.

Kryeminstri dhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.

Thuhet se ka këngë të publikuara në YouTube më shumë se disa këngëtarë profesionistë. Në çdo intervistë, në çdo tubim mjafton që dikush të ja kërkojë Ramushit dhe ai nuk heziton të ja thotë kënges. Këngen “Ani moj Kosovë moj bukuroshe” duket ta ketë kenduar më shpesh se çdo këngëtar. Në videon më poshtë mund të shihni kreativitetin e atyre që e përshtatën këtë këngë me shoun Britanik “Britain’s Got Talent”.


linku direkt:https://www.youtube.com/watch?v=oDP85g9IAfQ

Haradinaj këndon me fëmijët këngën “Xhamadani vija vija” linku më poshtë:
https://www.instagram.com/p/BwkVpUpgkxl/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti.

Ndryshe nga Kryeministri Haradinaj, Ahmeti nuk është dëgjuar aq shpesh duke kënduar por në rast se do tërhiqej nga politika do të na befasonte sidomos me interpretimin e këngëve argëtuese. Këtë talent të tij e kemi parë ta shfaqë në “Oxygen” tek Besim Dina.

 

Shpend Ahmeti “Ani moj Kosovë…”

 

Shpend Ahmeti dhe Saranda “Pranvera në Prishtinë”

Labinot Tahiri

I angazhuar më vonë në politikë, i cili se fundmi ka aderuar ne AAK është këngëtar profesionist mjaft i njohur. Ai respektin për Haradinajn e ka shprehur para se te behej pjesë e kësaj partie. Madje në një koncert në Pejë ai degjohet duke kënduar një këngë për Ramush Haradinajn.