Efekti “A ban me fol”. Kush duhet të ndihet i fyer?

a ban me fole

“A ban me fol”, një video virale e cila u përdor në fillim nga injorantet dhe disa media thjesht për përqeshje, por gjërat veqse kanë filluar të ndryshojnë. Në të ardhmen dëshira e një djaloshi për tu shprehur publikisht në një ditë gëzimi do të vlerësohet shumë më pozitivisht.

A ban me folë, dhe kjo në kohën dhe vendin ku shumica ndihen të kompleksuar të shprehen para kamerave. Një i ri merr guximin me thjeshtësinë e tij të admirueshme dhe përpiqet të urojë të tjerët në një ditë gëzimi.

E para, formulimi i fjalisë së djaloshit “A ban me folë” dhe jo “A bon” paraqet karakterin unik të tij, duke mos pëdorur shprehjet e qoroditura që zëvendësojnë zanoren “A” me “O”.

Sa i përket kësaj të fundit, vlerësimin më të mirë mund ta lexojmë tek Periskopi nga autori JETLIR BUJA.

“A ban me folë, a ban me folë?” Çka është e tmerrshme brenda kësaj videoje? Ta bëjmë të riun në fjalë qytetar të Prishtinës, që zanoren ‘a’ e ka zëvendësuar me atë ‘o’ [një evoluim gjuhësor që mund të shihet me sy të lirë, brenda katër-pesë dekadave të fundit]: “A bon me folë, a bon me folë?” A do të bëhej një video e tillë virale? Kurrë. Përkundrazi, do të merrej si akt i qytetëruar, shprehet Buja.

Kur, ku dhe nga kush u xhirua videoja që tani ka edhe emer “A ban me fol” ?

Kjo video duket të jetë xhiruar pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve nacionale në vitin 2014.

Video mban logon e televizionit kombëtar KTV. Kjo video është shumëfishuar dhe publikuar shumë herë në YouTube dhe Facebook.

Dy të rinjtë. Njëri që po uronte disa rajone (bastione të partisë fituese) dhe gjithashtu po përshendeste ata që ai i quante fitues. Tjetri i cili po përpiqej të merrte fjalën për të uruar në një ditë që për ta ishte gëzimi. Që të dy janë nga rajoni i Drenices.

A kanë të drejtë të tallen me studentët nga Drenica ata që për nga niveli i arsimit, niveli intelektual dhe me “personaliteti të huazuar” qëndrojnë shumë më poshtë.

I riu që thotë “A ban me folë” përdor një “o” të zgjatur, saktë siq duhet të pëdoret në gjuhen shqipe “me folë” me një “ë” në fund. Edhe pse fjalia ishte Gegënisht formulimi është i saktë.

Ndërsa ata që u tallen me dy të rinjtë kur e ripublikuan videon e vjedhur e emertuan “a ban me fol”, në disa raste edhe “a bon”. Kjo tregon nivelin e tyre. Një fjali aq e shkurtër të bëhet me gabime, kjo sdo koment. Dhe marrin guximin të “bëhen” publikues portalesh, faqesh facebooku, kanale në YouTube etj.

Dhe pikërisht për dy fjali që shprehin vetëm pozitivitet u fyen kaq shumë dy të rinj.

Madje ka nga ata injorantë që publikojnë edhe këngë me ato fjali. Në zhanret muzikore ku “këngëtari” ose “këngëtarja” kanë gjetur strehë ka vend për tekste te mrekullueshme. Por ka vend edhe për ata që “krijojnë” muzikë dhe tekst pa asnjë vlerë.

Askujt nga ata që i dëgjon ato “këngë” nuk i intereson teksti. Thjesht e shohin “këngën” nuk e dëgjojnë. Kënga krijohet për tu dëgjuar, por ne aty shohim thjesht një shfaqje të lakuriqësisë dhe reklamim të formave trupore, gjë që më shumë ngjan si promovim i filmave për të rritur.

Një mesazh inkurajimi për dy të rinjtë që u bënë objekt talljeje nga ata që nga niveli intelektual janë mjaft të cekët, qofshin ata këngëtarë apo “hajgarexhi”.

Ju nxorët në shesh disa nga problemet më të mëdha që e mundojnë këtë shoqëri.

Sot kemi diplomatë që bëjnë gabime të tmerrshme dhe të gjithë harrojnë të mirren me ta.

Mos u ndjeni të fyer, sepse e fyer ndihet pjesa më e civilizuar që i takon kësaj shoqërie. E fyer nga ata që po përpiqen të tallen me ju. Ata thjesht po vëzhgojnë në heshtje në pamundësi që menjeherë ti edukojnë këta injorantë.

Nese ka fitues në këtë rast, e them me bindje të plotë se ata jeni ju.

Shikojeni videon. Une nuk shoh asgjë të keqe këtu. Unë shoh dy të rinj që përdorin vetëm fjalë pozitive duke uruar dhe përshendetur të tjerët.

Çfarë shihni ju?