Nese Katalonia pavarësohet nga Spanja atëherë një futbollist Shqiptar është i gatshem ti bashkohet kombëtares së saj. Futbollisti Ivan Balliu ka lindur ne Kataloni. Ai aktualisht luan për kombëtaren e Shqipërisë.
Ivan Balliu ka lindur 1 janar 1992 në Kaldes de Malaveja në Kataloni. Ai mund të vazhdojë të jetë pjesë e kombëtares shqiptare. Por nese shteti ku ai ka lindur pavarësohet ai është i gatshëm ti bashkohet kombëtares së tij.
Ivani më herët ka luajtur edhe në ekipin e Akademisë se Barcelonës.
Në një artikull të botuar në albinfo.ch duke ju referuar mediave spanjolle sjell prononcimin e babait te Ivanit.
Salvador Balliu thotë se “Momentalisht, ai ka mundësinë që të jetë futbollist i Shqipërisë. Por ndoshta në të ardhmen mund të luajë në arenën ndërkombëtare me formacionin katalanas”